75 Mall Live Search
09:44 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Xhavit Haliti, i vetmi kandidat për deputet nga SHP i UÇK-së

Xhavit Haliti është kandidati i vetëm nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që garon për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shkuarja e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe të tjerëve në Hagë, ka bërë që lista e themeluesve të UÇK-së të jetë kaq e ngusht në këto zgjedhje.

Madje, Xhavit Haliti është ai që kishte propozuar emërtimin UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, propozim që ishte miratuar.

Haliti konsiderohet edhe si një nga figurat më të shquara të PDK-së.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit ai mbanë numrin 7 dhe në të gjitha qytetet e Kosovës po gëzon përkrahje të madhe në garën për deputet./Indeksonline/