14:21 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Xhavit Haliti nga Berlini: Super lajm për Kosovën

Xhavit Haliti e quan super lajm për Kosovën zgjedhjen e diplomatit gjerman, Peter Bayer, si raportues për Kosovën dhe dështimin që këtë pozicion ta merrte rusi, Aleksey Kondratyev.

Haliti ka falënderuar për lobim Ervin Bushatin nga Parlamenti i Shqipërisë, Adnan Dibranin nga Parlamenti i Suedisë dhe dhe Mimoza Ahmetin ( konsulle e përgjithshme e Kosovës në Starsburg).

“Një lajm super i mirë për Kosovën!

Dështoi zgjedhja e ish- spiunit rus, Aleksey Kondratyev, raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Kosovën.
Raportues për Kosovën është zgjedhur diplomati Peter Bayer i CDU-së së Gjermanisë.
I falenderoj për mbështetje të gjithë anëtarët e delegacioneve të Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Një falenderim i veçantë kam edhe për miqtë e mi, Ervin Bushatin nga Parlamenti i Shqipërisë, Adnan Dibranin nga Parlamenti i Suedisë dhe dhe Mimoza Ahmetin ( konsulle e përgjithshme e Kosovës në Starsburg), me të cilët lobuam fuqishëm kundër zgjedhjes së ish- spiunit rus raportues për Kosovën”, shkruan Haliti në njoftim./Indeksonline/