Xhavit Haliti thërret kryeministrin Haradinaj t’i kthehet interpelancës
Ani pse interpelanca është ftuar për vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave zyrtarëve të lartë, kryeministri Ramush Haradinaj e ka lëshuar atë.
Është kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, që ka ftuar Haradinajn që të kthehet në seancë.
Këtë kërkesë nënkryetari i Kuvendit, e ka bërë me kërkesën e deputetëve që kryeministri të gjendet në sallën e seancës plenare.