Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me drogë s’ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ka pasur njerëz që janë marrë me drogë e që kanë gënjyer kinse e kanë financuar UÇK-në.
Haliti në këtë intervistë ka thënë se UÇK ka pasur qëndrim shumë strikt dhe as kafe e as edhe një qindarkë s’e kanë marrë nga dikush për të cilin e kanë ditur që merret me trafik droge.
“Kur i kanë pyet për drogë, kanë thënë e kemi financu UÇK-në, por ato kanë qenë gënjeshtra. Ne kemi pasë qëndrim shum strikt, kurrë një njeri që ka shitë drogë s’e kemi taku dhe as një lek e as një kafe, të pakten unë s’e kam pi”, ka thënë Haliti në T7.