17:57 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Xhavit Haliti zgjedhet kryetar i PDK-së në Pejë, Grabovci tërhiqet nga gara

Xhavit Haliti është zgjedhur kryetar i PDK-së në komunën e Pejës. Ndryshe ditë më parë nënkryetari i Kuvendit, njëherësh nënkryetari i PDK-së zgjodhi të zyrtarizoj kandidaturën për në Pejë.

Sipas burimeve të Indeksonline në zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Pejë, Haliti arriti të mposhtë kundërkandidatin Sali Lajqin.

Xhavit Haliti mblodhi gjithsej 167 vota, kurse Lajqi 57.

Ndër të tjerash sipas të njëjtave burime thuhet se para zhvillimit të votimeve, Adem Grabovci është tërhequr nga gara për të parin e PDK-së në Pejë./Indeksonline/