75 Mall Live Search
14:11 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / FR

Xhavit Zariqi falënderon të gjithë qytetarët për mbështetje: Fitorja jonë është thelbësore për të ardhmen e vendit

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Xhavit Zariqi, ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij në Alencën për Ardhmëri të Kosovës.

Zariqi, përmes një postimi në facebook është shprehur se fitorja jonë është thelbësore për të ardhmen e vendit.

Ndërsa, i ka ftuar të gjithë, që nesër të dalin të votojnë.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë, miq, shokë dhe ju qytetarë të nderuar,

Një falënderim i përzemërt për gjithë mbështetjen dhe angazhimin tuaj për mua dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës deri më sot! Fitorja jonë është thelbësore për të ardhmen e vendit.

Jemi në orët e fundit para zgjedhjeve! Ju ftoj që të dielën të dilni dhe të votoni, si dhe të ftoni miqtë dhe familjarët tuaj që të votojnë.

Voto AAK 137

Voto Kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradinaj – 1

Xhavit Zariqi – 26

Bashkë për Kosovën Fituese!