75 Mall Live Search
15:24 / E Enjte, 16 Janar 2025 / FR

Xhavit Zariqi i AAK-së ka marrë ftesë në inaugurimin e Donald Trump

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Xhavit Zariqi, ka njoftuar se ka marrë ftesë në inaugurimin e Donald Trump.

Zariqi, përmes një postimi në facebook u shprehë ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne dhe shpresoj se do të sjellë mundësi të reja dhe zhvillim për vendin tone.

“Ndjehem i nderuar të njoftoj se do të marr pjesë në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne dhe shpresoj se do të sjellë mundësi të reja dhe zhvillim për vendin tonë. Faleminderit të gjithëve për mbështetje!”, ka shkruar Zariqi./Indeksonline/