75 Mall Live Search
12:33 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / mp

Xhavit Zariqi rrëfen për kohën sa ishte në komë: Më kanë mbajtur me duar të lidhura në Spitalin e Prishtinës

Ish-i burgosuri politik, Xhavit Zariqi, i ftuar në emisionin “Paradoks”, ka rrëfyer për ato që ai pretendon se ishin torturat çnjerëzore dhe më të tmerrshmet të kryera mbi trupin e tij nga disa pjesëtarë të UDB-së.

Gjatë asaj kohe Zariqi kishte pësuar lëndime të rënda dhe kishte përfunduar në gjendje kome.

“S’kam mundur me u shpreh, s’kam mundur me fol e as me lëviz, edhe në atë gjendje që kam qenë, më kanë mbajtuar me të dyja duart të lidhura në krevat në spital në Prishtinë. 4 ditë nuk kam ditë as ku jam, nuk kam pasur ndjenja”, rrëfeu Zarqi.

Pa e ditur nëse është i gjallë apo i vdekur as nga familjarët e as nga stafi mjekësor, Zariqi falënderon infermieren Mirvete Sekiraqa, infermiere në Spitalin e Prishtinës, e cila ishte e vetmja që mori përgjegjësi për shërimin e tij.

“Pasi e ka vërtetu që jam gjallë, me mundësit e veta gjatë natës mi ka dhënë 4 doza gjak, ileglalisht. Si i ka marë nuk e di, por kur ka shku me marë dozë për herë të 5, i kanë thënë nuk ka gjak për terorista. Pastaj ka fillu me më ardh vetëdija atëherë infërmierja më ka pyetur nësë kam ndonjë numër të telefonit”, shtoi ai.

Zariqi rrëfeu se pasi ia dha numrin e një familjareje, infermierja ka kontaktuar motrën e Xhavit Zariqi deri në atë moment familjarët e ish- të burgosurit politik kanë menduar se ai është i vdekur.