17:00 / E Diele, 10 Tetor 2021 / AR

“Xhbanja” bën rrëfimin prekës: Bashkëshorti më lutej të mos e tradhtoja, e më tradhton ai vet

Pas inkuadrimit në “Big Brother VIP”, kemi pasur rastin të mësojmë shumë gjëra nga jeta private e të ftuarve aty.

Edhe “Xhbanja” duket se nuk e ka problem të tregoi se në çfarë faza të jetës ka kaluar, shkruan Indeksonline.

Sot ajo rrëfeu se si u tradhtua nga ish bashkëshorti, ani pse kanë pasur dashuri të madhe ndaj njëri-tjetrit.

Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj por vetëm pas disa kohësh.

‘’ Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë’’,- tha ajo.

Arjola zbuloi se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërsa tradhtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.

“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, u shpreh mes lotësh ajo./Indeksonline/