17:12 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Xhbanja” tregon sakrificat e një gruaje: Kam shtëpinë rrëmujë, dy lavatriçe për të larë…

U bë e njohur më së shumti për rolin e “Xhbanes” në serialin vendor “O sa mirë”.

Por, aktorja Arjola Demiri tashmë komentohet për secilën paraqitje që bën, dhe konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare e cila ka edhe një personalitet të fortë.

Arjola është nënë beqare e tre fëmijëve dhe përkundër angazhimeve gjithmonë gjen kohë të ju përkushtuar shtëpisë dhe familjes.

E këtë e ka treguar edhe në një postim të fundit, duke theksuar sakrificat që bën një grua, por megjithatë ia arrin të duket bukur.

“Shtëpinë rrëmujë, 2 lavatriçe për të larë, 4 kosha për të hekurosur, pjata kapic, dhe shih sa bukur dal në foto”, ka shkruar Arjola në mbishkrimin e një imazhi ku dukej në formë të shkëlqyer./Indeksonline/