“Xhebrailat” e Ballkanit ende të nervozuar me Batatinën, e quajnë “tuxhar”

Ultrasit e klubit të Ballkanit, “Xhebrailat” ende janë të nervozuar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.
Skuadra e Llapit me 28 prill të këtij viti me anë të një postimi kishte krahasuar Suharekën me shtetin e Serbisë, transmeton Indeksonline.
Kjo kishte ndodhur pas një incidenti që ishte në ndeshjen mes Llapit dhe Ballkanit.
Këtë deklaratë të Llapit, duket se “Xhebrailat” nuk e kanë harruar. Ata me anë të një postimi e kanë quajtur trajnerin e Llapit, Tahir Batatina si “tuxhar”.
“Nesër vjen tuxhari i cili krahasoj Suharekën me serbin, te gjithë e dini se cila fjali është adekuate per kete person neser. TUXHAR ËELCOME TO REPUBLIC OF SUHAREKA”, thuhet në postimin e tifozëve të Ballkanit./Indeksonline/
