Xhebrailat reagojn pas dënimit nga FFK-ja

Komisioni disiplinor nga FFK-ja sot ka publikuar vendimin rreth dënimit që kanë marrë Prishtina dhe Ballkani pas përleshjes së tifozërive në ndeshjen e javës së fundit e cilu u luajt në stadiumin ”Fadil Vokrri”.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori vendim për dënimin e FC Prishtinës me dy ndeshje zyrtare të radhës jashtë fushës së vetë (jashtë qytetit të Prishtinës), si dhe një gjobë prej 1200 euro.
Kjo për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes, ku pati sulm të tifozëve “Plisat”, ndaj atyre të Ballkanit, “Xhebrailat”
Në anën tjetër, me gjobë prej 1000 euro u dënua edhe FC Ballkani, për shkak se tifozët shkaktuan dëme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Rreth këtij vendimi ka reaguar edhe tifogrupi Xhebrailat.
Ata kanë reaguar ashpër rreth këtij vendimi duke thënë se FFK-ja po përdor standarde të dyfishta.
”Në qoftëse therrja me thik e tifozërive, dhe futja e thikave në stadiume dënohet me 2 ndeshje në terrenë tjetër. Ku është dënimi këtu?!Çka nëse do të ndodhte në Suharekë, me siguri që do dënoheshim për dy vite.STANDARDE TË DYFISHTA!Urime KOSOVË!!!”, thuhet në reagimin e Xhebrailave./IndeksOnline/