“Xhebrailat” udhëtojnë me shtatë autobusë për të “pushtuar” kryeqytetin

Të shtunën nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të, ku takohen Prishtina dhe lideri aktual i Superligës, Ballkani.
Kjo pritet të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi të dy skuadrat janë në garë për vendin e parë dhe sitanca është vetëm tri pikë.
Tifozat mysafit, “Xhebrailat” kanë paralajmëruar udhëtime masive drejtë kryeqytetit për të ndjekur ndeshjes.
Ata kanë organizuar shtatë autobusë për tifozët që dëshirojnë të jenë në stadiumin “Fadil Vokrri.
“Xhebrailat kanë siguruar 7 autobusë, kështu që ka vend për krejt”, thuhet mestjerash në njoftimin e tyre.
Ballkani aktualisht është lider me 40 pikë, ndërsa Prishtina është e treta me 37 pikë. /IndeksOnline/