14:03 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Xheku”: Jashtë vendit ne shqipet jemi përtej suksesit

Vajzat shqiptare po na bëjnë krenare kudo në botë me të arriturat e tyre në fusha të ndryshme.

Një tjetër femër e suksesshme është prizrenasja Ylfete Fanaj e cila është zgjedhur jetë kryetarja e Parlamentit të Luzernit të Zvicrës.

E këtij suksesi i ka duartrokitur edhe aktori i mirënjohur, Naser Rafuna, i cili ka thënë se shqiptarët jashtë vendit janë përtej suksesit, gjë e cila nuk ndodhë edhe brenda.

“Këtu se, jashtë ne shqipet jemi përtej suksesit”, ka shkruar aktori i njohur me rolin e “Xhekut” në serialin “O sa mirë”.

Ndërkohë kujtojmë që aktori vazhdon të jetë aktiv me serialin i cili transmetohet në televizionin publik./Indeksonline/