75 Mall Live Search
15:15 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Xhelal Sfeçla i shkurton rrethojat e objektit të MPBAP-së

Pas largimit të rrethojave nga objekti i Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, zv/ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Xhelal Sfeçla ka vazhduar me largimin e pjesshëm të rrethojave edhe nga objekti i MPBAP-së, raporton IndeksOnline.

Por ndryshe nga rrethojat e Qeverisë të cilat janë larguar tërësisht, në MPBAP ato vetëm janë shkurtuar ndërsa të Qendra për Shtetësi dhe Azil që ndodhet afër Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë, rrethojat janë larguar tërësisht.

IndeksOnline javën e kaluar raportoi se pavarësisht rekomandimit të Policisë së Kosovës që rrethojat të objekti i qeverisë të mos largohen për shkaqe sigurie, ato u hoqën me një vendim të Sfeçlës./IndeksOnline/