Xhelal Sveçla kthehet si ministër i Punëve të Brendshme

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla i cili pas rënies së Qeverisë ka qenë për një kohë edhe ministër në detyrë, po ri-konfirmohet si ministër i ri i këtij dikasteri.
Sveçla është aktivist i hershëm i lëvizjes Vetëvendosje dhe njihet si ndër njerëzit më të afër të liderit të VV-së, Albin Kurti.