Xhelal Sveçla shkon në veri, kësaj here për zhdukjen e një gruaje serbe!

Policia e Kosovës ka njoftuar dje se është zhdukur një person në Zveçan. Viktima është 49-vjecare, Jasemina Petroviq.
Dje rreth orës 14:30, ankuesi i lartcekur ka raportuar se deri sa kishte qenë në punë rreth orës 08:10 është telefonuar nga bashkëshortja e tij viktima e lartcekur, ku e njëjta e kishte informuar se do të dal në qytet për te blerë gjëra ushqimore.
Pas kësaj, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar lokacionin ku për të tretën ditë po kryhen kërkimet për gruan e zhdukur.

Së bashku me zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës Veriore, Veton Elshani, ai ka vizituar zonën përreth lumit Ibër, afër urës minerare në Zveçan, ku së bashku me zjarrfikësit që nga dita e djeshme janë duke u kontrolluar nga zhytës dhe vullnetarë.