Xhemaili: Kam qarë sikur shiu për Mihajloviqin
Kapiteni i Bolognas futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane Blerim Xhemaili ka zbuluar disa detaje në dhomën e zhveshjes kur kuptuan se trajneri i tyre Sinisha Mihajloviq vuan nga leukemia.
”Ishim në karantinë dhe ai nuk ishte prezent. Në ditën e parë na than se trajneri është me grip, edhe në ditën e dytë njëjtë, ndërsa në ditën e tretë zëdhënësi i klubit na tha se Mihajloviq është këtu dhe dëshiron të na flas diçka. Askush nuk kishte njohuri se çfarë do të na thotë”, ka thënë futbollisti shqiptar për mediet italiane.
“Ditën e 13 qershorit do ta kujtojmë sa të jam gjallë. ‘Kam leukomin, por do ta fitojë këtë betejë’, na tha ai. Unë kam qarë sikur shiu”, ka thënë Xhemaili duke shtuar.
“Nëse ai do të vinte në klub një muaj më vonë, ne me siguri do ta kishim humbur luftën në Serie A, por ai u kthye për ne. Kur erdhi ditën e parë mu afrua dhe me tha: ‘Duhet të bësh ndryshim në fushë, përndryshe nuk do të luash’”, ka përfunduar Blerim Xhemaili.