Xhemaili pret përgjigjen e Montrealit, po kthehet në Itali
Blerim Xhemaili është afër rikthimit në Serie A, te skuadra e Bolognas.
Menaxheri i klubit italian, Marco Di Vaio ka thënë gjatë një emisioni “TV Neptune”, se futbollisti shqiptar dëshiron rikthimin në Itali, transmeton IndeksOnline.
“Lojtari ka bërë kërkesën e tij dy muaj më parë. Ne jemi duke vlerësuar, por Montreal ka ndryshuar udhëzuesin teknik dhe ne duhet të presim përgjigje nga ta”, ka thënë Di Vaio.
31-vjeçari që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës te ekipi i Montrealit po kalon në formë fantastike, ku në 22 paraqitje ka shënuar 10 gola../IndeksOnline/