75 Mall Live Search
19:03 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Xhemaj i PDK-së uron marrëveshjen për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut – shqiptarët nuk u mashtruan

PDK është ndër partitë e para politike në Kosovë që e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Maqedoni të Veriut për qeverinë e re.

Drejtori për komunikim, Bashmir Xhemaj në facebook e ka konsideruar të arritur të madhe këtë marrëveshje sepse siguron kryeministrin e parë shqiptar për 100 ditë dhe ministrin e jashtëm e kryeparlamentarin.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Një tjetër e arritur e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut u kurorëzua sot me marrëveshjen LSDM-BDI, si fituesit legjitim të zgjedhjeve. Shqiptarët votuan për kryeministrin e parë shqiptar dhe ja dolën, i cili do ta ushtroj detyrën për 100 ditë. Kryeparlamentari dhe ministri jashtëm (për herë të parë) po ashtu, shqiptar.

Qytetarët nuk u mashtruan nga thirrjet qëllimkëqija e propaganduese për ti ndarë shqiptarët, që fatkeqësisht u përkrahën publikisht edhe nga parti politike në Kosovë. Për ne, janë me interes të drejtat e shqiptarëve dhe jo fatet e paritive politike. Urime”