13:57 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Xhemajli: Qeveria, abuzoi me qindra miliona euro të shtetit në KEK

Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar sot skandalin në lidhje me vendimet e dyshimta për ndërtimin e “Minierës së re”, të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në një konferencë shtypi, deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka thënë se fillimisht kryeministri Haradinaj, mandej qeveritë në vijim të Kurtit dhe Hotit, kanë vendosur që ta ndërtonin “Minierën e re”, në drejtimin e gabuar, në fushën e qymyrit në Veri N1, e jo në fushën Jug e cila ishte pronë e KEK-ut.

“Ky është një vendim me dëm të madh ekonomik për buxhetin dhe qytetarët, sepse rezultatet e studimeve të tri kompanive të përfshira tregojnë përparësitë e padiskutueshme të fushës së Jugut, ku mbi 90% e tokës në fushën e Jugut është tokë e KEK-ut.”, ka thënë deputeti Xhemajli, duke shtuar. “Braktisja e pronës publike dhe orientimi në prona private përbën një rast të pastër të korrupsionit.”