75 Mall Live Search
17:13 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / MSH

Xhemajli takohet me Ajrullahun e Ramadanin, i falënderon për kontributin ndaj Kosovës

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Arbiana Xhemajli, është takuar me biznesmenin Muhamet Ajrullahu, si dhe Demush Ramadanin.

Bashkë me Ajrullahun, Xhemjali bisedoi rreth investimeve në fushën e ekonomisë dhe kontributin që dy bizneset e tij japin për Kosovën.

Ndërkaq, Demushin, vëllain e Agim Ramadanit, e falënderoi për mbajtjen gjallë të frymës së sakrificës dhe inspirimin e brezave të ardhshëm.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Muhamet Ajrullahu dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të madhe për kontributin e jashtëzakonshëm që bizneset tuaja, Arkatana dhe Profix Kosova japin për vendin tonë. Përmes punës dhe përkushtimit tuaj, jo vetëm që krijoni mundësi dhe zhvillim ekonomik, por edhe jepni shembull të shkëlqyer të vlerave dhe profesionalizmit.

Po ashtu, një falënderim i veçantë shkon për Demush Ramadanin, vëllanë e dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, për mbajtjen gjallë të frymës së sakrificës dhe patriotizmit që frymëzon brezat e ardhshëm.

Me respekt dhe mirënjohje,

Arbiana Xhemajli