Xhemati i xhamisë, në Monchengladbach, mbledh 4.180 euro vetëm sot për Shqipërinë
Katastrofa e shkaktuar nga tërmetet në Shqipëri, ka aktivizuar shqiptarët kudo nëpër botë, duke ndihmuar me mjete të ndryshme.
Këtë të premte të holla janë grumbulluar nëpër shumë xhami në Kosovë dhe jashtë vendit.
Pjesë e kësaj iniciative ishte edhe xhemati shqipta i Xhamisë së Monchengladbachut, ku pas namazit thuhet të jenë grumbulluar 4.180 euro, për familjet e goditura nga tërmeti.
Shuma të konsiderueshme janë mbledhur edhe nëpër xhamitë në qytete si Prishtina, Mitrovica, Peja dhe shumë vende të tjetra. /IndeksOnline/