75 Mall Live Search
22:24 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Xhemi: Ju me dietë mos i shikoni ‘storyt’ e Arbanës

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë dy prezantueset shqiptare që kanë dëshmuar që miqësia e vërtetë zgjat me vite.

E si shoqe që janë, bukuroshet padyshim që mes vete kanë edhe batuta të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Duke e ditur që Arbana është e pasionuar ndaj ushqimeve, madje, ka bërë libra për receta të ndryshme, Xhemi ka bërë një shaka në lidhje me këtë.

Ajo në Insastory ka hedhur një fotografi nga biseda e saj me Arbanën, e cila ia shtonte nepsin për ushqime.

“Ju me dietë mos i shikoni ‘storyt’ e Arbanës” shkroi Xhemi./Indeksonline/