15:10 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Xhemi Shehu pozon pa make-up dhe mahnit ndjekësit: Bukuri më natyrale nuk kam parë

Kemi disa muaj që moderatoren e njohur, Xhemi Shehu, nuk e shohim më në ekran. Por kjo nuk do të thotë se nuk është aktive në profilin e saj në Instagram, ku me ndjekësit ndan momente të ndryshme nga përditshmëria.

Xhemi së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet pa make-up, duke treguar bukurinë e saj natyrale.

“Bukuri më natyrale nuk kam parë”, Xhemi Shehu poston

Menjëherë fansat e kanë pëlqyer foton e saj, e madje nuk ia kanë kursyer komplimentet. “E bukura e dheut. Sa e mirë je. Karamele. Ti je bukuri. Bukuri më natyrale nuk kam parë”, janë disa prej komenteve që lexohen në foton e Xhemit.