75 Mall Live Search
18:39 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / H F

Xheneta i dërgoi një mesazh të koduar Gjestit përmes klipit “Haram” (Foto)

Një detaj i vogël në videoklipin e ri “Haram” nga Adri & Iliriana ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komente.


Në qendër të vëmendjes këtë herë është Xheneta Fetahu, ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, e cila luan rolin kryesor në këtë projekt muzikor, transemton IndeksOnline.

Në disa skena të klipit, Xheneta shfaqet e përlotur, duke mbajtur në duar një bluzë të zezë, një moment që shumë fansa e kanë lidhur menjëherë me ish-partnerin e saj brenda shtëpisë më të famshme, Gjestin.
Sipas tyre, bluza që ajo mban është e njëjtë me atë që dikur i përkiste Gjestit, dhe ky detaj është parë si një “mesazh i koduar” nga ajo për të.

Komentet në rrjet nuk vonuan të shpërthenin:

“Ajo është bluza e Gjestit, s’e heq nga duart!”
“Mos janë takuar pas daljes nga Big Brother?”
“Xheneta ende e ruan si kujtim?”

Megjithatë, pati edhe ndjekës që e morën më me qetësi, duke thënë se ndoshta është vetëm një rastësi dhe se “është thjesht një pjesë e skenarit të klipit, pa ndonjë domethënie të fshehtë”.

Deri më tani, Xheneta nuk ka reaguar për komentet që po qarkullojnë, por fansat janë në pritje nëse ajo do të thotë diçka për këtë detaj që “vuri në lëvizje” rrjetin.