75 Mall Live Search
21:55 / E Enjte, 29 Maj 2025 / H F

Xheneta kapet keq me ndjekësen: Spo di çka po folë, unë po palojë pare … (Foto)

Ish- finalistja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu vazhdon të marrë vëmendje përmes rrjeteve sociale.

Në të shumtën e rasteve ajo shfaqet provokative, duke zbuluar më shumë se që duhet, shkruan IndeksOnline.

Janë ndjekës të shumtë të saj, që nuk i kursejnë komentet negative karshi Xhenkit.

Nga ana tjetër, as replikat e saj nuk mungojnë shumë herë.

“S’po te dhez kurgja, kot kur nuk ta don, nuk ta don”, shkruan një ndjekës në profilin e Xhenetës.

Ish- finalistja nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje.

“Une spo di cka po fole, une po paloje pare e ti rri shkruje komente me face account”, ka shkruar Xhenki.

Janë komente të shumta në profilin e Xhenetës, në fotografi të ndryshme që e kritikojnë ende atë, për sjellje aspak të mira gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip Kosova, sidomos me sjelljet përballë Gjestit, i cili doli si fitues nga BBVA. /IndeksOnline/