75 Mall Live Search
18:33 / E Diele, 15 Qershor 2025 / AR

Xheneta plas bombën: I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar

Ish-banoret e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu dhe Kader Kicaj, duket se kanë prishur raportet me njëra-tjetrën.

Kjo erdhi pas një situate të ndodhur javën e kaluar në programin “E diell” në Top Channel.

Kaderit i ngeli hatri kur në një moment Xheneta përmendi ish-partnerin e saj në studio, Lumbardh Salihun, gjë që bëri ta lë studion.

E tani ato shihet se nuk ndiqen më në Instagram dhe modelja në ditën e sotme (e diel) në po të njëjtin program zbuloi se u kërcënua nga i dashuri i saj aktual.

Teksa po fliste për ngjarjen dhe një temë të ngjashme, ajo tha: “Ka qenë javën e kaluar me mysafiren në fjalë, dhe më ka marrë i dashuri i saj e nuk e di se çfarë e ka, më ka marrë i dashuri i saj në telefon dhe më ka kërcënuar”.