75 Mall Live Search
16:59 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Xhengis Rexhepi largohet nga posti i trajnerit të Trepçës ‘89

Trajneri Xhengis Rexhepi nuk është më në krye të Trepçës ‘89.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një njoftimi në Facebook, shkruan IndeksOnline.

“I dashur opinion, dua të ju njoftoj se nuk jam më pjesë e klubit të Trepça ’89.

KF.Trepça ’89 i dëshiroj suksese në vazhdim të kampionatit.”, ka shkruar Rexhepi.

Ai para Trepçës ‘89 ishte edhe trajner i Lirisë dhe Feronikelit ‘74./IndeksOnline/