16:32 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Xhensila dedikim emocional për Besin: Sa shumë do të ndihet bija jone krenare për ty

Aktori i njohur, Bes Kallaku mbrëmë e promovoi filmin “Fallco”, ku edhe morën pjesë shumë emra të njohur.

Për këtë suksese nuk ka munguar as një dedikimi emocional nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj.

Ajo ka publikuar një fotografi nga nata e kaluar ku shihen së bashku me vajzën e tyre të vetme, Ajkën.

“Se ne e deklaruam qe jemi fanset me te flakta. Besi yne sa shume krenare qe jam ndjer, e sa shume do te ndihet bija jone krenare per ty. #Falko”, ka shkruar Xhensila në Instagram./Indeksonline/