Xhensila dhe Ardiani gëzojnë suksesin e radhës me hitin “Panorama”

Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi ditë më parë lansuan projektin e ri i cili është dhe bashkëpunimi i tyre i dytë.
Kënga mban titullin “Panorama” dhe u realizua bashkë me videoklip ndërsa u prit mirë nga adhuruesit.
Ky projekt u pëlqye edhe përtej kufijve shqiptar, ndërsa brenda një javë ka arritur të grumbullojë mbi 10 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Këtij suksesi i janë gëzuar dy protagonistët të cilët e kanë ndarë lajmin bashkë me adhuruesit në Instagram.
“10 milionë Panorama, faleminderit të gjithëve në Evropë”, kanë shkuar artistët në postim.
Ndërkohë, rikujtojmë që Xhensila dhe Ardiani dy vite më parë patën një sukses të tillë edhe me bashkëpunimin e parë “Çika Çika”./Indeksonline/