Xhensila dhe Ardiani kanë gati këngën, ja kur do të publikohet

Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi kanë njoftuar se kanë gati këngën e re.
‘Bomba’ e gatuar nga dyshja do të lansohet nesër nga ora 18:00, dhe mban titullin ”Për Ty”, shkruan IndeksOnline.
Ky projekt padyshim që pritet të jetë njëri nga hitet e kësaj vere.
Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm mes tyre, ata kanë së bashku edhe tri këngë të tjera të cilat kanë grumbulluar miliona klikime në ”Youtube”. /IndeksOnline/