15:30 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / AR

Xhensila dhe Besi i dhurojnë vajzës për ditëlindje atë që ëndërrojnë të gjithë

Vajza e Besit dhe Xhensilës, Ajka mbush sot 3 vjeç. Për këtë ditë të shënuar, çifti ka zgjedhur një destinacion që shumë e ëndërrojnë të shkojnë.

Të tre ndodhen në Disneyland, Paris ku Xhensila ka publikuar foto gjatë qëndrimit e atje e duket se edhe në orët në vazhdim do të na mbajë të përditësuar.

Ndërkohë Besi ka postuar një foto kur Ajka ishte një bebe e porsalindur dhe shkruan se këto 3 vite jeta ka marrë kuptim për të.

“3 vite nga dita e lindjes tende, 3 vite nga dita sikur kam ardhur njehesh me ty ne jete pasi jeta dhe fryma moren kuptim ate dite, pikerisht. 3 vite ne hirin e plote te dashurise!”-shkruan Besi.