75 Mall Live Search
14:34 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / V R

Xhensila e adhuron vjeshtën dhe ka një arsye për këtë

Xhensila Myrtezaj ka lënë angazhimet anash për të kaluara disa ditë pushimi në qytetin e Korçës.

Këngëtarja nga Shqipëria ka ndarë me adhuruesit në Instagram disa imazhe në të cilat trego se po shijon pafund ditën e vjeshtës dhe ngjyrat e bukura që ofron kjo stinë.

“Vjeshta na tregon se sa bukur është t’i lësh gjërat të shkojnë”, duke lënë të kuptohet se kjo është një nga arsyet se pse ajo e pëlqen stinën e vjeshtës.

Ndërsa, rikujtojmë që ndonëse pa koncerte për shkak të pandemisë, Xhensila publikoj gjatë verës një bashkëpunim të dytë me Ardian Bujupin që poashtu rezultojë e suksesshme./Indeksonline/