19:45 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Xhensila ka disa fjalë për Bebe Rexhën

Xhensila Myrtezaj duket se është prekur nga vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri, pasi që këngtarja nga Shqipëria e ka falenderuar atë për vizitën e saj.

‘Nuk harrove prej nga vjen por erdhe për të bërë të mundur që një familje e shkatërruar fizikisht dhe moralisht ta harrojnë dhimbjen dhe lotët e mërzisë së këtyre ditëve të kthehen në lot gëzimi për ta. Bebe Rexha paç veç të mira në jetë. Zoti të bekoftë ty edhe ata që ishi me ty’, këto ishin fjalët që i ka shkruar Xhensila për Bebe Rexhën.

Bebe Rexha gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Shqipëri, ku edhe i ka vizituar vendet e prekura nga tërmeti./Indeksonline/.