75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Xhensila ka dy fjalë për Bebe Rexhën që ndërtoi një shtëpi në Shqipëri

Pas tërmetit të tmerrshëm të ndodhur në vitin e kaluar në Shqipëri, Bebe Rexha erdhi nga Amerika dhe ndihmoi një familje që të bëhet me shtëpi.

E kjo familje tashmë ka hyrë në shtëpinë e re, donacion nga këngëtarja, shkruan Indeksonline.

Për këtë veprim, ka reaguar edhe Xhensila Myrtezaj.

Në Instagram, këngëtarja hodhi videon ku falënderoi Beben për këtë veprim.

“Nga lotet e dhimbjes ne lot gezimi per kete familje vetem prej dashurise tende! Zoti te bekofte! E lumtur sa zemra e tyre qofsh per gjithe jeten!” shkroi ndër tjera Myrtezaj./Indeksonline/