75 Mall Live Search
13:19 / E Diele, 04 Shtator 2022 / MSH

Xhensila me dedikim të veçantë për Besin

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ditët e fundit, me rastin 5-vjetorit të martesës, ata i kanë dedikuar shpesh fjalë të bukura njëri-tjetrit.

Dje, Xhensila ka publikuar në Instagram disa foto, në të cilat shfaqen shumë të dashuruar.

“Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje!”, ka shkruar këngëtarja krahas imazheve të bukura.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka. Ata kanë shprehur dëshirën për t’u bërë sërish prindër.