75 Mall Live Search
17:07 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Xhensila Myrtezaj me dedikim emocional për ditëlindjen e nënës

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj sot në llogarinë e saj në Instagram ka zbuluar se sot feston ditëlindjen personi më i shtrejtë për të nëna e saj, shkruan Indeksonline.

E me rast të ditëlindjes së nënës ajo ka vendosur të bëjë një dedikim special për të.

“Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim. Nëna që me dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për ditëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time. 
Ma, te them se sa shume të dua, dhe sa mirënjohese jam per sakrificat që ke bërë për mua. Të kërkoj falje për çdo teke, sot kuptoj dhe se sa shume të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur une isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës. 
Të gëzofshim edhe shumë e shumë vite unë, Alba, Ajka.”
: Ka shkruar Xhensila në këtë urim sa special aq edhe emocional për nënën e saj. /Indeksonline/