18:20 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Xhensila Myrtezaj nuk zhgënjen, me pamjen ajo shkëlqen

Xhensila Myrtezaj pritet mjaft mirë me projektet e saj muzikore dhe njihet si një këngëtare me një zë mjaft të veçantë, shkruan Indeksonline.

Por përpos muzikës ajo përflitet edhe për bukurinë dhe format trupore.

Pasi u bë nënë e një vajze me aktorin Bes Kallaku me të cilën është e martuar, ajo u rikthye shumë shpejt në formë të mirë duke u aktivizuar edhe në projekte muzikore.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet tejet e bukur dhe menjëherë ka marrë mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë. /Indeksonline/