Xhensila Myrtezaj sonte po shkëlqen, në fustan të kuq gjithë vëmendjen rrëmben
Xhensila Myrtezaj kohë më parë u bë imazh i ‘Prince Caffe’, kompanie për të cilën ka realizuar disa reklama.
Edhe së fundi këngëtarja nga Shqipëria ka sjellur një imazh si pjesë e kësaj kampanje. E veshur në një fustan të kuq dhe grim të lehtë, këngëtarja dukej tërë shkëlqim.

Këngëtarja e cila është mjaft e komentuar sidomos për shkak të bukurisë së saj natyrale dhe linjave edhe këtë herë dukej mjaft mirë dhe në formë.
Xhensila e cila kohë më parë solli në jetë vajzën e saj, Ajka pas një pauze të gjatë në muzikë u rikthye me angazhime profesionale gjatë sezonit veror. /Indeksonline/
