75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 05 Prill 2026 / AR

Xhensila Myrtezaj uron Pashkët: Qoftë kjo festë një përqafim i ngrohtë për shpirtin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj përmes një InstaStory ka uruar Pashkët.

Ajo ka uruar që zemrat e njerëzve të mbushen me paqe, dashuri dhe shpresë.

“Qoftë kjo festë një përqafim i ngrohtë për shpirtin, një kujtesë se pas çdo errësire vjen drita”, thuhet në urimin e këngëtares.