75 Mall Live Search
14:59 / E Martë, 12 Korrik 2022 / AR

Xhensila ndan momente të papara më herët në ditëlindjen e Ajkës

Sot është një ditë e veçantë në kalendar për Xhensila Myrtezajn.

Fiks në këtë ditë, katër vite më parë, këngëtarja e mirënjohur fitoi epitetin e nënës me ardhjen në jetë të vajzës, Ajkës.

Xhensila është treguar e kujdesshme që të urojë ditëlindjen e të bijës saktësisht në orën e minutin kur erdhi në jetë vajza, në korrikun e nxehtë të 2018-ës.

Këngëtarja mes tjerash ka ndarë për herë të parë një video nga momenti i lindjes, konkretisht takimi i parë me Ajkën, mes shumë emocionesh.

“Momenti ku e ndjeva ekzistencën e Zotit si kurrë më parë. E ndjej akoma aromën e parajsës që solle tek unë e ngrohtësinë tek faqja që më ngrohu zemrën përjetësisht. Shtëpi e shpirtit tim je ti. Tretem për ty. Sytë e mi, vena ime kryesore, ajri im. Gëzuar ditëlindjen dashuri hyjnore” – është shprehur Xhensila.