Xhensila surprizon me një “dhuratë” speciale për fundvit
Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur ta mbyllë vitin me një surprizë për ndjekësit e saj.
Këngëtarja ka publikuar një set fotografi artistike, ku shfaqet e veshur në të kuqe, ngjyrë që simbolizon festat, pasionin dhe energjinë pozitive të fundvitit, shkruan Indeksonline.

Postimi i saj është pritur me reagime të shumta në rrjetet sociale, duke u komentuar si një “dhuratë vizuale” për fansat.
Me këtë paraqitje, Xhensila ka përcjellë atmosferën festive duke i bërë ndjekësit ta urojnë për fundvitin magjik.

Elegante dhe plot stil, ajo dëshmon edhe një herë se di si të komunikojë me publikun, duke e kthyer çdo postim në një moment të veçantë për fansat e saj./Indeksonline/


