20:01 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Xhensila ‘thyhet’ për të ekspozuar format trupore

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj njihet për zërin e saj me anë të së cilit ka bërë për vete shumë fansa, shkruan Indeksonline.

Ajo me këngët e saj ka arritur të pritet mjaft mirë nga publiku duke qenë mjaft e kërkuar edhe nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore.

Xhensila pas lindjes së vajzës pati një ‘pushim’ nga aktivitetet e saj muzikore duke u rikthyer sërish.

Tashmë ajo është rikthyer edhe me forma perfekte trupore, e gatshme për sezonin e ri verorë.

Së fundmi ajo ka publikuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke u kthyer nga mbrapa për të vënë në pah format e saj trupore. /Indeksonline/