Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti jashtë Champions League, mësohen skuadrat e fundit që sigurojnë fazën e grupeve

Basel nuk ka arritur të futet në grupet e Champions League, për sezonin 2025/26.
Skuadra zvicerane ku luajnë dy futbollistët kosovar, Xherdan Shaqiri e Alnian Ajeti, janë eliminuar në fazën e play-offit, nga skuadra daneze, Copenhagen, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen e dytë, Copenhagen shënoi fitore 2-0, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm, 3-1.
Andreas Cornelius dhe Youssoufa Moukoko shënuan golat për skuadrën daneze.
Bashkë me Copenhagen, në fazën e grupeve sot u kualifikuan edhe Benfica, Qarabag e Club Brugge, derisa dje këtë e arritën, Kairat Almaty, Bodo/Glimt dhe Pafos.
Shorti për fazën e grupeve të Champions League mbahet ditën e jte, me 28 gusht, nga ora 18:00./IndeksOnline/