75 Mall Live Search
14:21 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Xherdan Shaqiri është lënduar, ja sa do t’i mungoj Liverpoolit

Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm për Liverpoolin në ndeshjen e ardhshme kundër MK Dons që zhvillohet të mërkurën mbrëma, në kuadër të Kupës së Ligës.

Reprezentuesi i Zvicrës është lënduar gjatë stërvitjes të hënën, ka konfirmuar Liverpooli.

“Duhet të presim pak kohë për të parë gjendjen e Shaqirit. Ai duhet të pushoj pak” ka thënë asistenti Pepijn Lijnders.

Senegalezi Sadio Mane që u lëndua në fundjavë kundër Chelseat, nuk ka probleme serioze dhe të enjtën pritet të kthehet në stërvitje. /Indeksonline/