75 Mall Live Search
15:52 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Xherdan Shaqiri flet shqip për planet me Liverpool-in dhe përfaqësuesen e Kosovës

Xherdan Shaqiri ka folur për RTK-në në një intervistë pasi u shpall fitues i Super Kupës së Evropës me Liverpoolin.

Shaqiri për këtë titull të fituar tha se “nuk mundesh me fitu çdo ditë”

Xherdani u pyet edhe për kombëtaren e Kosovës duke thënë se “Um pëlqen shumë ekipi si po luajn, e kanë një ekip shumë të ri, jam krenarë që po shkojnë përpara”.

Kurse për mundësin se a do të mund ta fitojë kombëtarja e Kosovës, kampionatin evropian futbollisti i Liverpoolit tha se “shpreson se do të mund ta arrijnë edhe pse e kanë vështirë dhe mund të përmisohen ende.

Kurse kur u pyet se ku e sheh Liverpoolin këtë vit në Premier League, futbollisti nga Gjilani tregoi se qëllimi i tyre është me lujt ni kampionat të mirë e ku Premier League është liga  ma e fortë në botë e ku nuk dihet se kush mund të jetë fituesi por që kanë vetëbesim dhe dëshirojnë që ta fitojnë Premier Leaguen, shkruan Indeksonline.

Kurse për të ardhmen e tij me klubin anglez, Shaqiri tha se”e kam ni kontrat të gjatë, futbollit nuk i dihet por niher mbetem në Liverpool”./Indeksonline/.