18:14 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Xherdan Shaqiri ndjek modën, nuk kursen fare për rroba (Foto)

Futbollisti shqiptari i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri duket se është person që përcjellë modën dhe nuk e ka problem të shpenzoj para në rroba të shtrenjta, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së sotme Shaqiri u kap nga mediat me një xhaketë “Gucci” e cila kushton 1200 funta angleze, nëse e kthejmë në euro i bie mbi 1343 euro.

Por sigurisht kjo nuk është problem për 26 vjeçarin pasi që fiton mbi tre milionë funta në vit tek Liverpool.

Xherdan Shaqiri që nga transferimi i tij tek Liverpool ka qenë në qendër të vëmendjes sidomos pas super paraqitjes kundër Manchester United./Indeksonline/