75 Mall Live Search
10:26 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Xherdan Shaqiri pjesë e librit të animuar, që është krijuar nga dy yjet e futbollit

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri së fundmi veten e ka gjetur edhe një libër të animuar për fëmijë.

Felix Neureuther dhe Bastian Schweinsteiger krijuesit e librit e kanë zgjedhur edhe Shaqirin që të jetë pjesë e tij, transmeton IndeksOnline.

Në këtë libër të animuar, yjet e futbollit janë shndërruar në kafshë.

Kurse për Shaqirin Neureuther tha  “Më mungon Shaqiri në Bayern. Kur ishte në fushë, ai shpesh sillte shumë fuqi në lojën tonë me gjuajtjen e tij të fortë. Prandaj jam i kënaqur që ne po japim një përgjigje me katër këmbë për Xherdanin në librin e fëmijëve tanë”.  

Ky libër do të dalë në shitje që nga 29 prilli./IndeksOnline/.