09:30 / E Diele, 07 Prill 2024 / Gj. Sh

Xherdan Shaqiri vendimtar në fitoren e Chicagos, gol dhe asist (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka pasur një tjetër paraqitje fantastike në kampionatin amerikan.

Futbollisti kosovar shënoi një gol dhe bërë një asist në fitoren e Chicago Fire ndaj Houston Dynamo, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Shaqiri fillimisht u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 10-të.

Më pastaj ai bëri një asistim fenomenal për Brian Gutierrez.

Shaqiri këtë sezon ka shënuar dy gola, krahas një asisti në MLS./IndeksOnline/